Zelensky telefonon Ramën, zbardhen temat e diskutimit

Dhjetë ditë pas samitit të Komunitetit Politik Europian, që solli në Tiranë 40 liderë të BE-së dhe më gjerë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Zelensky bën me dije se ka patur “një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë”.

Ai sqaron se ka informuar Ramën për sulmet e vazhdueshme ruse dhe se shefi i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.

“E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund.

Lajme të tjera |  “O Zot me çfarë merren këta” - Rrëfimi i Artan Lames pas operacionit të parë në zemër

Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt. Gjithashtu diskutuam bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë.

E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”, shkruan Zelensky.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us