Zelenskyy në SHBA, shpreson të marrë ndihmën 60 miliardë dollarë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Uashington DC në përpjekjen e tij të madhe, që SHBA-të të alokojnë për Ukrainën një fond prej 60 miliardë dollarë. Ndihma ishte paraparë për Kievin, mirëpo republikanët e kanë kundërshtuar atë. Kjo, sepse ata shprehen se më mirë do të ishte që të mbronin kufirin e Amerikës sesa të përfshihen në një luftë të jashtme, që ndodh larg tyre.

Kjo shënon vizitën e tretë të Zelenskyyt në SHBA, që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022. Kjo javë është vendimtare për Ukrainën, me BE-në që gjithashtu do të vendosë nëse do të hapë bisedimet e pranimit në BE. Kryeministri hungarez Viktor Orban ka sinjalizuar se ai e kundërshton këtë veprim dhe ka fuqinë për të bllokuar një vendim të tillë. Orban dhe Zelenskyy patën një bisedë me sa duket intensive, kur u takuan të dielën në inaugurimin e presidentit të ri të Argjentinës. Detajet e diskutimit të tyre nuk janë bërë të ditura.

Presidenti ukrainas mbërrin në Uashington këtë të hënë. Përveç takimeve me presidentin amerikan Joe Biden dhe kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ai do t’i drejtohet me një fjalim Senatit të martën në mëngjes. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë të dielën se vizita e Zelenskyyt kishte për qëllim të nënvizonte angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur popullin e Ukrainës, ndërsa ata mbroheshin kundër pushtimit brutal të Rusisë.

Lajme të tjera |  Rritja e rrogave: Sa taksa paguajnë shqiptarët mbi pagat që marrin?

Paketa e ndihmës ushtarake amerikane, me vlerë 60 miliardë dollarë (47.9 miliardë £; 55 miliardë euro), aktualisht është e bllokuar në Kongres, duke u përballur me reagimin e republikanëve që argumentojnë se më shumë para duhet të shkojnë për sigurinë e brendshme në kufirin SHBA-Meksikë. Një votim në Senat javën e kaluar ishte një paketë, e cila përfshinte financimin, por jo masat kufitare, të bllokuar nga republikanët.

Përveç më shumë fondeve për të mbajtur të sigurt kufijt, republikanët po kërkojnë reforma në mënyrën se si hyjnë në SHBA migrantët pa dokumente, që kërkojnë azil politik. “Ne duhet të jemi në gjendje të kemi një ndryshim në politikë për këtë”, tha senatori James Lankford nga Oklahoma, një nga negociatorët kryesorë republikanë, në një intervistë të dielën.

“Gjithçka që ne po përpiqemi të bëjmë është të themi se çfarë mjetesh nevojiten për të qenë në gjendje ta kthejmë situatën në kontroll, në mënyrë që të mos kemi kaos në kufirin tonë jugor”, tha ai. Lankford tha se amerikanët nuk duan që siguria kombëtare e SHBA-së në kufi të injorohet, ndërsa Kongresi fokusohet në interesat e Ukrainës.

Megjithëse administrata Biden ka shprehur gatishmërinë për të pranuar disa ndryshime të politikave të azilit, lëshime të tilla rrezikojnë të zemërojnë ligjvënësit liberalë dhe të ndajnë më tej një parti që tashmë është copëtuar nga mbështetja e presidentit për Izraelin në Luftën e Gazës. Senatori demokrat Chris Murphy nga Connecticut, një aleat i Biden, ka thënë se Shtëpia e Bardhë po bëhet më e angazhuar në negociatat në vazhdim, duke kërkuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse financimi që përfshin dhënien e parave për Ukrainën, përpara se Kongresi të marrë pushimet e festave të fundvitit.

Lajme të tjera |  Gjekmarkaj takim me demokratët në Fushë-Kuqe, nënkryetari i PD: Do ta ndalim këtë qeverisje

Edhe nëse Senati mund të arrijë një marrëveshje, megjithatë, paketa do të duhet të miratohet gjithashtu nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku kundërshtimi për më shumë ndihmë për Ukrainën është edhe më intensiv. Zoti Biden u ka kërkuar ligjvënësve të miratojnë fondet. Në një fjalim televiziv plot pasion të mërkurën e kaluar, ai tha se paketa nuk mund të priste dhe paralajmëroi se Rusia duhet të ndalet në Ukrainë. Ndonëse Ukraina e shmangu sulmin fillestar të Rusisë, kundërsulmi i saj shumë i lavdëruar këtë vit ka ngecur dhe ka pasur shenja lodhjeje edhe sepse disa nga vendet perëndimore, kanë nisur të mos ndihmojnë Kievin financiarisht dhe ushtarakisht.

Pas votimit në Senat, Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska i tha BBC-së të dielën me programin e Laura Kuenssberg se ukrainasit do të ishin në rrezik vdekjeprurës, nëse vendet perëndimore nuk do të vazhdonin mbështetjen e tyre. “Ne kemi vërtetë nevojë për ndihmë. Me fjalë të thjeshta, nuk mund të lodhemi nga kjo situatë, sepse nëse e bëjmë, do të vdesim,” tha ajo. “Dhe nëse bota lodhet, ata thjesht do të na lënë të vdesim”, shtoi Zonja e Parë ukrainase. Rusia ka pushtuar Ukrainën më 2022.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us