ZËRAT viralë të vitit 2023

Videot virale të 2023-it nuk ishin të pakta! Disa na shokuan, e të tjera na gëzuan. Ishte gjithashtu viti kur shqiptarët u mbërthyen para ekranit për të ndjekur çdo episod të ‘Big Brother VIP Albania’, ku protagonist ishte Luiz Ejlli, videot e të cilit u bënë menjëherë virale në rrjet. Momente të tjera, përfshijnë rrëzimet e Joe Biden në skenë, fansen që hedh hirin e nënës së saj në skenë teksa Pink po performonte, apo puthjen në buzë të trajnerit të Spanjës për një nga lojtaret.

ZËRI ka përzgjedhur 10 momente virale në vendin tonë dhe në botë;

1-Opinioni publik u trondit nga video-skandali i Safet Gjicit, brenda zyrës, duke kryer marrëdhënie seksuale. Dorëheqja e më pas arrestimi ishin dy pasojat që Gjici pësoi pasi video u bë virale në rrjet.

2-E kush e ka harruar videon e Megi Pojanitduke kërcyer e qeshur pranë varrit të gjyshes? Komentet ishin ‘therëse’, por kjo nuk e ka penguar Megin që të vijojë karrierën në media, e madje ‘Top Channel’ i ka besuar moderimin e një prej emisioneve më të pëlqyera, ‘Përputhen’.

3-Një situatë e sikletshme ndodhi kur Pink po performonte. Një fanse i hodhi në skenë një qese me hirin e nënës së saj të vdekur, veprim ky që tronditi jo pak këngëtaren, por edhe botën.

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

4-Një incident i ndodhi edhe Bebe Rexhës gjatë koncertit. Ndërsa po këndonte në skenë nga turma u hodh një telefon celular i cili e goditi këngëtaren në fytyrë, duke e lënë të gjakosur.

5-Dasma e Luizit dhe Kiarës si dhe shpulla që këngëtari mori nga Kejvina Kthella, ishin padyshim dy momentet virale të ‘BBV’.

6-Momenti kur futbollisti shqiptar Armando Broja kërcen teksa ishte i mbështjellë me peshqir bëri xhiron e rrjetit.

7-Gjesti i spikeres së BBC, Mariam Moshiri u bë viral. Ajo ngriti gishtin e mesit gjatë përgatitjeve për të dhënë lajmet e fundit në edicionin e orës 12:00, por nuk e dinte që ishte në transmetime live.

8-Një vajzë nga Siria u bë virale pasi përmes TikTok u bëri thirrje të gjitha vendeve që të dërgojnë ndihma në vendlindjen e saj.

9-Momenti kur presidenti i Federatës Spanjolleputh në buzë një prej futbollisteve të skuadrës iberike gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve, shokoi mbarë botën. Në momentin kur lojtaret po kalonin me radhë për t’u rreshtuar në podium për të ngritur lart trofeun, Luis Rubiales përshëndeti futbollisten Jenni Hermoso dhe më pas e puthi në buzë.

Lajme të tjera |  “Do bëjmë gjëra të pamundura për këtë qytet”, Rama premtim Vlorës: Do ju vijnë emrat më të mëdhenj brenda dekadës

10-Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden u rrëzua edhe gjatë këtij viti në skenë. Ngjarja ndodhi teksa shpërndante diploma për studentët e Akademisë së Forcave Ajrore në Kolorado. Biden u pengua dhe ra në gjunjë, por arriti të ringrihej me ndihmën e zyrtarëve të Forcave Ajrore.

Edhe videot e ZËRI-t pushtuan rrjetin. Intervista me të rinjtë e Tiranës, të pyetur nga gazetarja Florida Mingla për tullumbacet me drogë, u bë virale në rrjetet sociale. Po ashtu, video e filmuar nga operatori ynë Arsen Rroshi, në tapetin e kuq të filmit ‘Në kuadër të Dashurisë’, ku shfaqej Sara Hoxha tërhoqi vëmendjen e njerëzve, duke arritur gati 1 milionë shikime.

Vit i ri, ngjarje të reja! Ndaj mos harroni të ndiqni ZËRI-n në të gjitha platfomat aktive, për më shumë video të tilla dhe lajmet më të fundit nga vendi dhe bota!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us