Zgjedhja e Blerina Balës në krye të Bashkisë Himarë, kush janë ‘tradhtarët’ nga opozita

Pavarësisht tensioneve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, kandidatja Blerina Bala, e cila u komandua në postin e kryetares, nia doli që të merrte mbështetje dhe nga përfaqësuesit e opozitës.

Gjashtë anëtarë të partive opozitare në Këshillin Bashkiak të Himarës votuan pro komandimit të Blerina Balës në krye të bashkisë Himarë, edhe pse mbledhja u shoqëra me tensione të shumta nga mbështetësit e Belerit. Mësohet se këshilltarët që kanë votuar pro komandimit të Balës, në krye të Bashkisë së Himarës janë: Qirjako Mërkuri nga LZHK, Maks Vlashi nga Mega, Fuat Mati nga Rithemelimi, Aleks Llazari nga PD, Timoleo Gërdhuqi nga LSI dhe Milto Nika nga PSD.

Lajme të tjera |  “Çfarë ke që bërtet?”/ E moshuara nuk i ndahet kryeministrit, “kapërcen” Gardën dhe ndalon Ramën në Vlorë

Vetëm 4 nga këshilltarët e pranishëm në mbledhje votuan kundër drejtimit të Bashkisë nga Blerina Bala. Mbledhja e sotme u parapri nga tensione të shumta, ndërsa disa qytetarë u përplasën me prefektin e Vlorës, Vangjel Tavo, të cilin e pështynë dhe në fytyrë.

Kryetari i përkohshëm pritet të qëndrojë në post deri në zgjedhjet e reja vendore në bashkinë e Himarës pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro, i cili akuzohet për tjetërsim pronash. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjedhjet e reja në Himarë do të mbahen vetëm pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm të japë vendimin final për Fredi Belerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us