Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në përfundim të Asamblesë Kombëtare të mbledhur sot në Gjirin e Lalëzit në Durrës, tha se në 12 maj PS do të shkojë në zgjedhje të brendshme për kryetaret e PS në bashkitë e vendit, duke pohuar se kjo është një mënyrë riorganizimi për të shkuar fituar më shumë mandate në zgjedhje e ardhme.
“Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit. Çdo organizatë në PS do të jetë me bashkëkryetar nga një zonjë dhe një burrë. Do të kemi zgjedhje të brendshme të PS-së. Më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë
Kemi shumë nevojë për anëtarë të rinj për të strukturuar strukturat tona, ka shumë mundësi që ky numër të shkojë deri në 50 mijë deri në qershor të këtij viti.
Kërkojmë të marrim më shumë mandate se në garën e fundit, dhe për këtë po punojmë. PS është një parti e madhe dhe synon çdo garë me fitore, dhe ka nevojë të riorganizojë qelizën e saj dhe gjithë strukturën. Synojmë të përmirësojmë në këtë fazë që jemi”, tha ai.
Çfarë u diskutua në Asamblenë Kombëtare të PS-së?
Gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë e cila u mbajt me dyer të mbyllura, përveç fjalës së Ramës, u diskutua mbi anëtarësimet e reja në parti, dhe nevojën e rienergjizimit të strukturave. Socialistët synojnë shtimin e anëtarësimeve të reja, që deri tani kanë qënë mbi 29 mijë, dhe para Kongresit të Qershorit, Rama kërkoi që të kenë shkuar 50 mijë. Nga ana tjetër, vetë kryeministri foli për nevojën e hapjes së partisë, edhe për qytetarë që nuk kanë pasur përkatësi të majtë politike.