Zgjedhjet 2025 dhe vota e diasporës, Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive

Kryetari i PS, Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë drejtuesit politikë të kësaj partie.

Në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si edhe vota e diasporës që realizohet për herë të parë në vendin tonë.

Drejtuesit kanë raportuar mbi numrin e emigrantëve në qarqet përkatëse që drejtojnë. Diskutimi vjen edhe në kuadër të afateve që Rama vendosi në mbledhjen e Kryesisë më 9 dhjetor, ku u ka kërkuar drejtuesve që brenda një afati kohor prej 3 javësh të përmbyllin procesin e identifikimit të emigrantëve në regjistrat e partisë.

Në mbledhjen e kaluar të Kryesisë, Rama emëroi Blendi Klosin si drejtues politik në Dibër, pas spostimit të Blendi Goxhes në Qarkun e Tiranës, konkretisht në zonën e Kombinatit. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu për zgjedhjet e ardhshme do të punojë në qarkun e Vlorës, krah Bledi Çuçit, i cili është drejtuesi politik i zonës.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Alarm në Parkun Kombëtar të Vjosës, ambientalistët ndërkombëtarë denoncojnë ndotjen e rëndë nga karburantet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us