Zgjedhjet 2025, partitë e reja nisin fushatën

Sot nis zyrtarisht fushata elektorale e partive politike kryesofre në garë. Të gjithë partitë politike të regjistruara në Komisionin Qendror Zgjedhor që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kanë publikuar programin e tyre elektoral. Partitë e reja kanë publikuar datat dhe orën se kur çelin programin e tyre zgjedhor.

Partia “Mundësia” me në krye Agron Shehajn do të çelë nesër fushatën zgjedhore, por me një mënyrë ndryshe nga të tjerat. Shehaj do të zhvillojë një tur me autobus nga veriu në jug me autobus të personalizuar me simbole të partisë së tij. Ai do të niset nga Shkodra në orën 08:00 të mëngjesit, me itinerarin që do të vazhdojë: Lezhë, Durrës, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Selenicëm ndërsa turi do të mbyllet në orën në Sarandë. Ndërsa të hënën, me datë 13 prill do të zhvillojë një takim të posaçëm për prezantimin e plotë të programit.

Lajme të tjera |  Plani i SHBA-së për armëpushim në Ukrainë: Rusët mbajnë territoret e pushtuara, sanksionet lehtësohen!

Nisma “Shqipëria Bëhet” do të shpalosë fushatën e saj zgjedhore në Vlorë më 12 prill, në orën 18:00, në sheshin “Flamurtari”.

Po ashtu edhe Koalicioni “Euroatlantik” i Lulzim Bashës do të nis fushatën zgjedhore më 12 prill në orën 11:00 te “Xibraku”.

Ndërsa “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit ka zgjedhur qytetin e Fierit për të nisur fushatën elektorale. Qori do të shpalosë programin më datë 13 prill në orën 10:30, te ‘Teatri Bylis’.

Por, ndryshe nga të tjerat “Djathtas për Zhvillim”, nuk ka zgjedhur të zhvillojë diçka të posaçme për të çelur fushatën zgjedhore. Sipas koalicionit, aktiviteti hapës i fushatës mund të quhet edhe aktiviteti hapës i fushatës së tyre, takimi më 24 mars i mbajtur te “Hotel Tirana”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us