Kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, në Gjirin e Lalzit në Durrës. Kjo Asamble pritet që të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa më pas do të jetë radha e sekretarit të përgjithshëm të PS-së Blendi Klosi, i cili do të paraqesë një raport “Mbi zbatimin e detyrave të Asamblesë për rienergjizimin e partisë dhe anëtarësimet e reja”.
Axhenda parashikon miratimin Projekt-Udhëzimeve “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti” dhe ai mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të partisë, bashkëkryetarët e degëve të PS dhe të organizatave socialiste.
Zgjedhjet në strukturat socialiste do të zgjasin deri më 15 Prill, ndërsa Kongresi i PS-së parashikohet të mblidhet në Qershor të këtij viti. Socialistët kanë aktivizuar motorët për fushatën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
AXHENDA
1.Fjala e Kryeministrit Rama
2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja
3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara
4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”
5. Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”.