Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha flet për koalicione: Kemi Partinë e Lirisë, me të tjerat negociojmë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi se forca politike që ai drejton do të krijojë koalicion për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Gjatë një takimi me demokratët e Pogradecit, Berisha u pyet lidhur me çështjen e koalicioneve, ku përmendi Partinë e Lirisë. Edhe pse shtoi se do të ketë edhe parti të tjera, nuk i cilësoi me emër për të kuptuar nëse ka pasur ndërmend aleatët e PD-së, apo forcat e reja politike.

“Në koalicion me Partinë e Lirisë dhe me parti të tjera, ne shkojmë të sigurt drejt fitores. Është radha jonë, do të përcaktohet nga negociatat, është radha jonë,”-tha Berisha ndër të tjera.

Lajme të tjera |  Plani i qendrave të azilit në vendet e treta/ Rama i thotë sërish "JO" Mbretërisë së Bashkuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us