Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha premton rishikimin e moshës së pensionit: Ata që e rritën, u ngutën

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, tha se pensioni në SHBA, është 67 vjeç, ku shumica dërrmuese e amerikanëve marrin pension në moshën 62 vjeç. Lideri i opozitës gjithashtu tha se do ta do të rishikoj këtë mosh.

“Gjatë këtyre kohëve kam lexuar një material interesant, i cili më ka ndikuar, dua të jem i sinqertë me ju.
Në këtë material lexoj se pensioni në SHBA, që është 67 vjeç, shumica dërrmuese e amerikanëve marrin pension në moshën 62 vjeç. Nuk vazhdojnë më tutje.

Dhe unë garantoj se do të rishikoj këtë moshë. Këta që e rritën këtë moshë, u ngutën. Unë premtoj rishikimin e saj,” tha Berisha

Lajme të tjera |  VIDEO/ Nxehet Dash Sula, i bie tavolinës dhe bën për "ujë të ftohtë" inspektorët: Ne jemi fytyra e Qeverisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us