Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit

KAS vendosi rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit.

Jane 557 kuti qe do t’i nenshtrohen ketij rinumerimi!

Kështu, pas Tiranës, Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave ka vendosur edhe hapja e kutive të qarkut Fier.

Me kërkesë të 2 anëtarëve të PD në KAS, do rinumërohen votat e partive dhe kandidatëve në Qarkun e Fierit .

“KAS pasi u konsultua, vendosi me shumicë votash t’i rrëzojë kërkesat si të Koalicionit PD-ASHM në lidhje me hapjen e kutive të tre qendrave kutive 3020, 3134 dhe 2903m gjithashtu edhe kërkesën e Nismës Shqipëria Bëhet për hapjen e të gjitha kutive të votimit në Qarkun Fier, si kërkesa të pambështetura në ligj dhe prova, Mirëpo, duke shfrytëzuar kërkesat e pikës 3 të nenit 136 të Kodit Zgjedhor, me kërkesë të dy anëtareve të KAS, i kërkohet administratës të këqyri të gjitha kutit e votimit të Qarkut Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatëve për votat brenda vendit. Të gjithë kutive të votimit”, tha drejtuesi i mbledhjes në KAS.

Lajme të tjera |  I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone që nga java që vjen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us