“Zgjedhjet më të mira që kemi patur!”/ Baze: Kriminelët janë si minj në zgjedhje, ndikimi i tyre, legjendë urbane që e fryn vetë Rama…

Gazetari  dhe botuesi i njohur, Mero Baze, gjatë një interviste për Ylli Rakipin në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka folur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke i cilësuar ato si zgjedhjet mjaft të mira, me konkurueshmëri dhe pa problematika thelbësore. Baze deklaroi se rezultati i zgjedhjeve, reflektoi ndër te tjera, ndarjen e opozitës në disa faktorë dhe faktin që mazhoranca është e konsoliduar në një parti.

“Nga pikëpamja politike ishte proces rutinë për shkak se nuk prodhoi ndonjë ndryshim, ndërsa nga pikëpamja e cilësisë së zgjedhjeve, ishin zgjedhje më të mira se zgjedhjet e kaluara dhe ndoshta zgjedhjet më të mira që ka bërë Shqipëria, për shkak të konkurueshmërisë, hynë aktorë të rinj në skenën politike. Ishin zgjedhjet të mira për shkak se janë nga zgjedhjet e rralla politike që ka bërë Shqipëria pa tension fizik gjatë zgjedhjeve, kujtojmë që në zgjedhjet e kaluara janë vrarë njerëz në mes të fushatës elektorale. Problem i vetëm në këto zgjedhje, për shkak të rezultatit, njolloset cilësia. Rinumërimi, provoi që nuk janë prekur asnjë votë, përveç gabimeve njerëzore. Ka patur probleme në numërimit brenda llojit, por kjo mund të zgjidhet me gjyq mes tyre. Por zgjedhjet ishin cilësisht të mira. Problemi që krijon rezultati, krijohet nga sistemi zgjedhor dhe nga fakti që opozita për herë të parë ka hyrë në zgjedhje me gjashtë aktorë, ndërsa qeveria me një. Janë gjashtë konkurentë të tjerë në opozitë, që duken si pak por në fakt ata “kafshojnë vota”. Kjo ndarje opozitare natyrisht të penalizon, nuk del dot parti fituese”, deklaroi Baze.

Lidhur me pretendimet e opozitës, se pati ndikim të administratës, pushtetit dhe krimit të organizuar, Baze tha se administrate dhe pushteti kanë një ndikim në çdo vend dhe ekziston një avantazh që të jep të qenurit në pushtet, ndërsa ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhje, e quajti “legjendë urbane” të cilin e fryn edhe vetë Edi Rama.

“Mendoj se pushteti dhe administrata ndikojnë në zgjedhje, kanë një ndikim të caktuar në çdo vend të botës. 1-2% e rezultatit të zgjdhjeve, ndikon fakti që ti je në pushtet. Ke epërsi, më shumë njerëz të lidhur me interesa, njerëz që e shohin më të sigurtë faktin që të mos e ndryshojnë pushtetin sesa ta ndryshojnë. Kështuqë, fakti që e ke në favor të qenurit në pushtet, është konstatim aq i vjetër dhe i vërtetë, sa nuk përbën ndonjë risi për këto zgjedhje.

Çështja e ndikimit të grupeve kriminale në rezultatin e zgjedhjeve, është pak legjendë urbane e fryrë, më shumë nga Edi Rama sesa nga Sali Berisha. Edi Rama duke i mbivlerësuar dhe Sali Bersiha duke bërë sikur i sulmon.
Unë që e njoh mirë jetën politike dhe e di sa ndikojnë grupet kriminale, mendoj se nuk kanë ndikim real në rezultatin e zgjedhjeve, përjashto disa zona të Shqipërsië së mesme, ku ato mund të jenë fuqizuar, në kuptimin e të pasurit në kontroll një mijë apo dy mijë vota të njerëzve që punojnë apo janë të lidhur me enturazhin e tyre, nuk shoh asnjë grup kriminal me ndikim në veri apo jug të Shqipërisë, apo në Tiranë, që të vijë krimineli dhe të vendosë se si do të votohet.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Nuk njoh ndonjë territor gjeografik ku është Zot një kriminel dhe thonë, erdhi këtu dhe tha ky, dhe do të votohet ky. Është një legjendë urbane e fryrë edhe nga Edi Rama, edhe nga Sali Berisha, ndërkohë që element të lidhur me grupe kriminale, nëse arrijnë të targetojnë një territor te caktuar, kanë një lloj përfitimi nga ata, përshembull, nuk di të anatemoj dikë, por shtypi thotë që prokurori Ndoja nga PD dhe Sara Mila nga PS, janë të avantazhuar nga grupet kriminale.

Mendoj se është teprim për të dyja palët. Mendoj se edhe prokurori Ndoja, edhe kjo vajza që është e re, natyrisht duket që kjo vajza ka nga mbrapa faktorë të fuqishëm elektoralë, që mund të jenë biznesmenë të mëdhenj, njerëz të lidhur me familjen e saj, mund të ketë ndikuar përçarja brenda PD në Elbasan, për të kaluar votat nga një kandidat i PD te kjo, por nëse më gjeni një kriminel që merr 10 mijë vota, ma nxirrni ti bëjmë monument, nuk ka, nuk ekziston, është një legjendë urbane qesharake. Kriminelët në Shqipëri, kanë lidhje me politikën dhe pushtetin, por për përfitime kur janë në pushtet. Banditë banalë, pamë deskriptimet e chat-eve, ku ka mafie më banale se mafia shqiptare… Mafie i thua asaj, që shko te shoku nxirre në pritë, shko te babai vrit babain… Duket që nuk kanë kohezion politik të fortë të veprojnë të sigurtë.

Lajme të tjera |  “Nuk ka më ndryshim kufijsh”, ministri i Jashtëm grek nga Korça: Histori e vjetër që nuk i intereson kujt

Ajo që është e keqe është që politika i ka mitizuar dhe janë shfrytëzues të tmerrshëm të pushtetit. Janë njerëz që ngrejnë legjendën urbane, janë të interesuar të thotë Berisha atë që thotë Berisha, që nuk është e vërtetë dhe në fakt Berisha punon për të rritur autoritetin e tyre. Kriminelët nëse kanë një mijë vota, u japin 500 Luçiano Boçit dhe 500 Sara Miles.

Por ata janë mjeshtra për ta përdorur debatin, a thua se ky popull çohet në mëngjes dhe presin çfarë t’ju thonë kriminelët për të bërë. Pastaj kur vjen puna te pushteti ata paraqiten si njerëz të rëndësishëm, shiko se votat i ke nga unë. Ky është problem i tolerancës që ka pushteti, me përfshirjen e kriminelëve në biznese, të cilat prokurohen me para publike, me përfshirje në ndikime në administratë, dhe ky problem është zgjidhur me ligjin e dekriminalizimit, por duhet të jetë betejë e përjetshme që të zhduken nga ndikimi që kanë në administratën lokale, se aty ngjallin frikë. Në zgjedhje, mender të marrin të keqen, sepse janë edhe të frikësuar, të ekspozuar, të denoncueshëm, janë si minj në zgjedhje, fshihen, dalin pas zgjedhjeve dhe bëjnë si të fortë për shkak të këtij debati”, tha Baze.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us