Zgjedhjet në Gjermani, Trump: Ditë e madhe, njerëzit janë lodhur nga politika pa sens

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e kakonsideruar një ditë të madhe për Gjermaninë, kryesimin e partisë konservatore. Në një postim në rrjetet sociale, Trump shprehet se gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe imigracionit, që ka mbizotëruar për shumë vite.

“Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe. Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe imigracionit, që ka mbizotëruar për shumë vite. Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump. Urime të gjithëve, shumë fitore të tjera do të vijne,”- shkruan Trump.

Sipas parashikimit të institutit për demoskopinë Infratest-dimap, CDU/CSU pritet të fitojë 29 për qind të votave. AfD-ja 19.5 për qind, kurse SPD dhe të Gjelbërit pritet të fitojnë përkatësisht 16.0 dhe 13.5 përqind të votave. Sa u përket partive më të vogla, Partia E Majta ndoshta do ta kapërcejë pragun prej pesë për qind dhe do të hyjë në parlament. Sipas sondazheve, Friedrich Merz ka shanset më të mira për të fituar kancelarinë. Kryetari i CDU-së udhëheq Unionin e CDU/CSU, i cili, pasi drejtoi vendin për 16 vjet, kaloi në opozitë në vitin 2021 dhe tani kërkon të rikthehet në pushtet.

Lajme të tjera |  Sa mandate mendon se do të sigurojë? Berisha: Unë nuk parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us