Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç: Serbët të votojnë, garanci që Kurti nuk do t’i dëbojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet që po mbahen sot. Vuçiç gjithashtu u bëri thirrje serbëve të votojnë Listën Serbe, sepse sipas tij është e vetmja garanci që Albin Kurti nuk do t’i dëbojë.

“Po shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të votojnë, që të mos jetë e vështirë për ta. Dhe për të votuar për Listën Serbe, sepse Lista Serbe është garancia e vetme që Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova,” tha Vuçiç.

Lajme të tjera |  Humbja e thellë më 11 Maj - Lefter Maliqi: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us