S’ka surpriza në Serbi. Pas përfundmit të zgjedhjeve, rezultatet paraprake nxjerrin fituese partinë e Presidentit Aleksandër Vuçiç, e cila ka marrë 46.6% të votave e përkthyer në 129 mandate në parlamentin me 250 vende.
Në vend të dytë u rendit koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, i cili numëron për momentin 23.1% ose 63 mandate në parlament. E treta është renditur partia e Ivica Daçiç. Ndërkohë i vetmi deputet shqiptar në Parlamentin serb Shaip Kamberi pretendon se ka fituar sërish mandatin. Nga ana tjetër opozita pretendon se ka fituar Beogradin. Kjo do të ishte një goditje e fortë për Aleksandër Vuçiç-in.