Zgjedhjet/ OSBE-ODHIR: Proces transparent, por klima e polarizuar! Partia në pushtet përfitoi nga administrata

Misioni i OSBE-ODHIR ka vlerësuar si transparente dhe të rregullta procesin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri, por flasin edhe për një klimë të polarizuar. Në konferencën për shtyp, vëzhguesit e OSBE-ODHIR prezantuan përfundimet paraprake për procesin zgjedhor në Shqipëri, ku theksuan se qytetarët treguan përkushtim ndaj demokracisë, por shtuan se ishin të “zhgënjyer” nga përqindja që ka marrë pjesë në votime. Sipas OSBE-ODHIR zgjedhjet u mbajtën në një klimë të thellë polarizimi, ndërsa kandidatët nuk gëzuan kushte të barabarta gare. Po ashtu, OSBE-ODHIR vuri në dukje rolin pozitiv të SPAK, i cili kontribuoi ndjeshëm në hetimin e rasteve të korrupsionit zgjedhor. Ndër të tjera theksuan se problem ishte gjithashtu përdorimi i administratës.

Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, në konferencën për shtyp, vlerësuan rolin e SPAK për krimet zgjedhore. Ajo tha se ka pasur një efekt frenimi.

“Populli shqiptar tregoi angazhim të fortë ndaj demokracisë, klimë tejet të polarizuar, ata dolën, morën pjesë dhe bënë që zëri i tyre të dëgjohet. Që nga votuesit që votuan për herë të parë, deri tek votuesit nga jashtë shtetit, deri tek vëzhguesit, ata janë zemra e këtij procesi demokratik. Në këtë frymë, në respekt të njerëzve do ndaja disa nga pikat e konstatimeve. Zgjedhjet e 2025, ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, ndodhën në një klimë tejet të polarizuar dhe kandidatët nuk patën mundësi të barabarta. Patën mundësi të bënin fushatë në mënyrë të lirshme edhe pse disa raportuan se kishin pasur intimidim. SPAK luajti rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor, ashtu edhe mekanizmi i ri koordinues që mundësuan shkëmbim më të mirë informacioni lidhur me krimet zgjedhore. Megjithatë u pa se pati një efekt të mundshëm frenimi. Me lejoni që të siguroj se do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me parlamentin dhe forcat politike për interes të popullit shqiptar. Legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata nuk parandaloi abuzimin. Krijoi autocensurë. Dy partitë kryesore ishin ato që dominuan mbulimin e gazetarëve. Pati edhe mungesë të autoritetit për të monitoruar fushatën zgjedhore online. Mekanizmi i ri ndërinstitucional për të ndaluar krimet zgjedhore është një zhvillim që mirëpritet, por është e nevojshme të ketë persistenë në ndalimin e praktikave abuzive. Pati mosrespektin të proceduarve, intimidim. Këto janë pikat kryesore. Më lejoni të flas më tej për disa gjetje dhe konkluzione të tjera. Një ditë shumë pak para datës së zgjedhjeve, u falën gjobat, vendim i 2024 dhe të tjera vendime afër zgjedhjeve.Fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale, sidomos nga drejtuesit e dy partive kryesore në vend, jo debatin e ideve,”- tha ndër të tjera përfaqësuesja e OSBE.

Lajme të tjera |  Reuters: Në pushtet që nga viti 2013, Rama drejt një mandati të katërt të paprecedentë

Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, Lamberto Zannier tha në konferencën për mediat se disa rekomandime të ODIHR mbeten ende të paadresuara. Zannier u shpreh se pavarësisht ndryshimeve në sistem, ende nuk ka një reformë elektorale gjithëpërfshirëse.

Pavarësisht ndryshimeve në sistem, rekomandimet e mëparshme të ODIHR mbeten të paadresuara. Ende nuk ka pasur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse. Ne pamë se përgatitjet për zgjedhjet efiçente përgjithësisht dhe të menaxhuara mirë. Patëm bashkëpunim të mirë me KQZ, administrata zgjedhore ishte transparente në përputhje përgjithësisht me afatet ligjore. Në ditën e zgjedhjeve kishte zgjedhës të pafamiljarizuar që s’e dinin se si të votonin në disa qendra votimi. Trajnimi i komisionerëve mund të ishte më eficent dhe efikas. Për votimin elektronik, në disa qendra tregojnë nevojën për përmirësimin e informimit të zgjedhësve për përdorimin e këtyre zgjedhjeve. Vëzhguesit tanë mundësi të shihnin disa aktivitete zgjedhore. SPAK ngriti një task forcë për hetimin e krimeve si edhe platformën online për raportimin nga publiku, kjo përfshin edhe mundësinë që prokurorët dhe hetuesit të bashkëpunojnë me autoritetet lokale. Fushata në rrjete sociale mbetet e parregulluar. Pikëpamjet e amplifikuara në rrjete sociale ishin të dukshme dhe nuk pati autoritet për të manipuluar përmbajtjen politike online. Na u ankuan për mbylljen e TikTok para zgjedhjeve. Financimi i fushatës mbetet sfidë e rëndësishme, nga 2020 ka pasur ndryshime të kufizuara lidhur me rregullat e financimit të fushatës. Pozitive është që KQZ e shpërndau në kohë fondet publike. Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe transparente vëzhguesit panë se votimi në përgjithësi ishte i rregullt. Procedurat nuk u ndoqën si duhet dhe kjo çoi në disa vlerësime më negative. Pati një numër indicentesh intimidimi të vëzhguesit të partive, dhe pretendime për shitblerje vote. Aksesueshmëria për personat me aftësi të kufizuara mbetet problem. Transmetimi i të dhënave dhe rezultateve u anulua dhe pati vonesa në dërgimin e votave nga jashtë. Zyra e OSBE do të vazhdojë deri në 22 maj për të ndjekur dhe procesin e apelimeve dhe ankimimeve. Raporti përfundimtar pas disa muajsh.”

OSBE/ODIHR vlerësoi punën e punonjësve të qendrave të votimit, të cilët, sipas raportit, kanë administruar në mënyrë të shkëlqyer procesin në 95% të qendrave

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us