Zgjedhjet sjellin ‘krizë’ në Beograd/ Brnabiç: Vëzhguesit e huaj duan të destabilizojnë Serbinë

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka qenë e ashpër në qëndrimin e saj ndaj opozitës serbe sa i përket kërkesës së tyre për të ripërsëritur zgjedhjet në Beograd. Sipas Brnabiç, opozita s’ka asnjë arsye që ta kërkojë diçka të tillë. Po kaq e ashpër ishte dhe me vezhguesit ndërkombëtar, të cilët i konsideroi si gënjeshtarë, ndërsa shtoi se duan të destabilizojnë vendin. Deklaratën e bëri gjatë një interviste në Pink Tv.

Ana Brnabiç: Ata ishin vëzhgues që drejtonin delegacionet e Parlamentit Evropian dhe misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës. Ajo që ata bënë më pas, të gjitha paraqitjet e tyre të ftuara në media, është në kundërshtim me kodin etik të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Duke folur për votimin e 40 mijë personave nga Republika Srpska, ajo tha se ata nuk janë në listën zgjedhore dhe se është e pamundur që ata të votojnë.

Ana Brnabiç: Kemi dhënë informacione se atë ditë kufirin ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë kanë kaluar 20,360 persona, një numër i konsiderueshëm i të cilëve nuk kanë nënshtetësi serbe, por edhe një numër i konsiderueshëm i fëmijëve. Kjo është përafërsisht mes 13 dhe 15,000 njerëz në të gjithë Serbinë, për Beogradin nuk janë më shumë se pesë apo gjashtë mijë prej tyre.

Opozita në Serbi këkron përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd pasi pretendon se zgjedhjet janë manipuluar. Për këtë kanë nisur dhe protestat masive në Beograd. Disa liderë të opozitës janë futur dhe në grevë urie.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us