‘Zgjedhorja’, ‘molla’ e sherrit në PD! Ku ndahen palët dhe çfarë nuk negociohet?

Rifillimi i punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore ka rindezur dhe njëherë debatin e brendshëm politik brenda Partisë Demokratike, të ndarë në dy pjesë, ata që janë rreshtuar krah Lulzim Bashës, si kreu i Partisë Demokratike zyrtare dhe ata që mbështesin Sali Berishën dhe Gazment Bardhin. Pas anulimit të mbledhjes së shkuar (19 janar), një tjetër mbledhje është thirrur të mbahet të premten e 26 janarit, ku duket se skenari do të jetë i njëjtë. Këtë e paralajmëroi dhe Gazment Bardhi pas mbledhjes së grupit të PD, të mbajtur në Kryesinë e Kuvendit këtë të mërkurë. Sipas tij, mbledhjet e komisionit të “Zgjedhores” janë fasadë e Qeverisë, ndërsa opozita nuk është e përfaqësuar.

Gazment Bardhi: Mbledhjet që thirren, thirren si fasadë, dihet qëndrimi i opozitës sa i takon komisioneve, nuk lejohen derisa të përmbushen kushtet. Po tentojnë ti hedhin hi syve qytetarëve, që nuk janë këta që e bllokuan për 22 muaj, por po e bllokon opozita. Jemi ne që kemi ngritur shqetësim. Pse është bllokuar reforma zgjedhore, ca ndodhi në 22 muaj që nuk u mblodh komisioni. Pse nuk u zhvillua asnjë mbledhje? Tani që opozita ngre zërin, hajde bëjmë sikur po bëjmë një mbledhje që të kalojën edhe disa muaj dhe ta dështojmë reformën zgjedhore.

Por, për Partinë Demokratike zyrtare, e cila përfsqësohet nga bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj në komision, mbledhjet nuk duhen parë si vend për show politik. Përgjigjia e Enkelejd Alibeajt vjen pas deklaratës së bërë në përfundim të mbledhjes së grupit, ku morën pjesë si dhe herët e tjera dhe deputetët që mbështesin Sali Berishën.

Enkelejd Alibeaj: Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet shoë politik, qoftë edhe për të shkuar drejt rrugës së shpresës. Opozitarizmi nuk është çertifikatë që të mund ta shpërndajë dikush. Rregullat e lojës janë ato të caktuara, që kur u nis procesi i reformës. Aty, çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar, me kërkesë të vetë PDSH. Secili ka të drejtë dhe detyrim të marrë pjesë, të ulet, të punojmë e të bëjmë propozime opozitare bashkë. Ashtu siç PD ka bërë deri më tani, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet e ndershme: me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votë për diasporën dhe votim&numërim elektronik. Rregullat nuk ndryshojnë sa herë që ndonjë deputet ndryshon qendrim. PD është e vendosur për reformë zgjedhore për shqiptarët.

Gazment Bardhi me sa duket ka dhe një problem tjetër. Propozimin për listat e hapura të bërë nga Lulzim Basha. Sipas tij, Lulzim Basha, i cili zotëron vulën dhe logon e PD nuk i ka dashur listat e hapura, pasi do i kishte propozuar në vitin 2019, në marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Po ashtu shtoi se PD nuk është një parti që “prodhon” mandat deputeti për Lulzim Bashën.

Lajme të tjera |  Emigrant, i padëshiruar dhe milioner: Historia e gjyshit gjerman të Donald Trump

Gazment Bardhi: Për çdo opozitar, siç thotë vendimi i Kuvendit, duhet të reflektojë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, konstatimet e Komisionit të Venecias. Çdo opozitar që e ka patur prej vërteti betejën që bëmë në 2021, ku Rama hoqi koalicionet nga kodi zgjedhor, do duhet ta nisë nga aty. Për listat e hapura nuk është çështje që diskutohet për herë të parë. Është propozim i mirëpritur. Nuk e ka bërë Basha për herë të parë, se të kishte qenë pro kishim bërë që në 2019 dhe ishte bërë pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit. E nisim nga këtu, e sigurt është që ne nuk luajmë për rolin e një partie të vogël që synon të prodhojë mandat për Bashën, dhe dy të tjerë. PD është alternativë, do duhet të jetë alternativë për pushtetin. Nëse duan parti të vogël për të siguruar dy mandate ta vazhdojnë, nuk është betejë e grupit të PD.

Ndërkohë këtë të mërkurë një mesazh për Reformën Zgjedhore e ka pasur dhe Lulzim Basha. Ky i fundit në një postim në “X”, i bënte thirrje palëve të përfshira në proces që të ndalin lojërat politike dhe të nisin punën për Reformën Zgjedhore.

Lajme të tjera |  'Ethet' e Shqipëri-Serbi! Serbët me kuzhinierin me vete në Tiranë, Policia ‘blindon’ kryeqytetin

Lulzim Basha: Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore. I bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithpërfshirëse për t’u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e tyre.

Në mesin e diskutimit për Reformën Zgjedhore, në mbledhjen e grupit të PD, Gazment Bardhi ka propozuar një “lëshim” sa i përket grupit të Bashën. Ai u ka kërkuar kolegëve që grupi i deputetëve që mbështet Lulzim Bashën të përfaqësohet me një anëtar në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Kjo është mbështetur dhe nga deputeti Ferdinand Xhaferraj.

Ndërsa emri i bashkëkryetarit të Komisionit, nuk negociohet. Grupi i Berishës dhe Gazment Bardhit kërkojnë që si bashkëkryetar i opozitës, krah Damian Gjiknurit nga radhët e PS, të jetë Oerd Bylykbashi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us