“Zgjedhorja”/ OSBE apel deputetëve: Kontribuoni për një proces parlamentar të qetë

Prezenca e OSBE në Tiranë ka lëshuar një tjetër thirrje për deputetët lidhur me Reformën Zgjedhore. Në postimin e bërë në rrjetin social “X”, Prezenca e OSBE u ka bërë thirrje deputetëve të garantojnë një proces parlamentar të qetë dhe funksional. Thirrja e tyre vjen një ditë para nisjes së takimit të parë të demokratëve dhe socialistëve pikërisht për Reformën.

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë ! U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses,”-thuhet në reagimin e OSBE.

Lajme të tjera |  Të shtëna me armë në Kavajë, fqinji qëllon drejt çiftit të bashkëshortëve, plagosen të dy! (EMRAT)

Komisioni për Reformën Zgjedhore është kthyer në një “mollë sherri”, jo vetëm mes socialistëve dhe demokratëve, por dhe vetë brenda këtyre të fundit. Komisioni i afirmuar më herët për Reformën Zgjedhore, me Enkelejd Alibeaj bashkëkryetar, krah Damian Gjinkurit, hasi në kundërshtinë e Gazment Bardhit, i cili kërkoi një riformatim të Komisionit, por një marrëveshje e “minutës së fundit” mes Damian Gjiknurit dhe Enkelejd Alibeajt, nuk pranoi kërkesat e Bardhit dhe grupit të Berishës, duke bërë që Komisioni për Reformën Zgjedhore të nisë punë të premten, me anëtarët e konfirmuar më herët dhe me Enkelejd Alibeaj bashkryetar krah Damian Gjiknuri.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us