Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duket se do të shkojë në Bruksel për të protestuar për çështjen “Berisha”.
Deputetja demokrate Dhurata Çupi, pranoi në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se kishin nisur diskutimet për ta çuar përpara këtë organizim.
Ajo tha se do i bashkohej tubimit para Parlamentit Europian.
Deputetja demokrate u përgjigj: “Është diskutuar fillimisht në Kryesi dhe më pas në grupin parlamentar. Sa kohë ka fakte që drejtësia nuk është funksionale, patjetër që do t’i bashkohem grupit parlamentar. Nuk është çështja te individi, çështja është parimi. Për zotin Berisha është cenuar çdo dispozitë ligjore dhe kushtetuese. Instrumentat për masat e sigurisë së një deputeti janë të përcaktuara qartë. Që në krye të herës kjo drejtësi dështoi dhe rrugës dështoi edhe më keq”.
Sipas Çupit, “qeveria nuk duhet të përdorë drejtësinë që të luftojë opozitën”.
“Nuk mund të tolerojmë që pushteti të kapë edhe drejtësinë, që në fakt duket i kapur. Ne kemi Fatmir Mediun, i cili qëllon të jetë drejtues i një partie opozitare”, theksoi Dhurata Çupi.
Çupi foli edhe për dosjen Berisha ku tha se drejtësia dështoi të provojë implikimin e ish kryeministrit.
“Me dosjen e Berishës kjo drejtësi provoi që është drejtësi e kapur politikisht dhe profesionale. Dhe kur kjo i bëhet njeriut më me influencë politike, imagjino njerëzit e thjeshtë. Paska bërë korrupsion në vitin 2006 duke i premtuar dhëndrrit që në vitin 2023 do të paguajë shërbimet shëndetësore apo të tjera. Çdo familje e madhe e me emër në Tiranë ka marrë pronën dhe ka ndërrtuar. Ligji për klthimin e pronave është miratuar në vitin 1993 dhe ka ndryshiar disa herë me çdo kryeministër tjetër”, tha Çupi ndër të tjera.