Zgjidhet ngërçi! Të martën rinis punën Komisioni i Shëndetësisë

Zgjidhet ngërçi në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Pas 4 mbledhjesh të dështuara, ku në disa prej tyre maxhoranca nuk ka marrë pjesë, duke se çdo gjë do t’i rikthehet normalitetit. Të martën është caktuar për t’u mbajtur mbledhja e radhës ku palët do të diskutojnë për të dakordësuar  planin paraprak të hetimit dhe kërkesat që do dorëzojnë ekspertët e palëve për informacion nga institucionet shtetërore. Deri më tani, Partia Socialiste kishte vendosur që të mos merrte pjesë në mbledhje me pretendimin se kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi thërriste mbledhje të njëanëshme.

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë u ngrit me 95 vota pro si pjesë e marrëveshjes së arritur mes Bledi Çuçit dhe Gazment Bardhit. Komisioni Hetimor për shëndetësinë përbëhet nga 15 anëtarë, 7 nga opozita dhe 8 nga maxhoranca, që përbri kryetares opozitare Albana Vokshit, i kanë besuar nënkryetarin ligjvënësit më të ri socialist Plarent Ndrecës.Bashkë me Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi është ngritur edhe ai për sistemin tims që do të drejtohet nga Ervin Salianji. Këto dy komisione u ngritën në këmbim të kthimit të punimeve normale të parlamentit, që Rithemelimi e mbante në kaos prej tetorit.

Lajme të tjera |  Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë për një “reagim shkatërrues” të aleancës nëse sulmohet Polonia

Takimi i parë për këtë Komision u mbajt më 25 mars, ndërsa deri në qershor deputetët do të hetojnë të gjitha procedurat në lidhje me Koncensionin e Sterilizimit dhe Check-up. Por gjatë mbledhjeve ka pasur edhe debate. Ina Zhupa ka kërkuar përjashtimin nga Komisioni të Plarent Ndrecës, duke qenë se ai ka qenë avokat i njërit nga të hetuarit e SPAK (Arben Gjatës) për koncensionet në Shëndetësi. Por deri më tani nuk ka asnjë vendim për përjashtimin e Ndrecës që po ashtu ka postin e nënkryetarit të Komisionit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us