“Zgjohen” te Skënderbeu, korçarët tentojnë rikthimin e sulmuesit në Korçë

Skënderbeu nuk ia doli që të mbijetojë në elitë, duke rënë në Kategorinë e Parë. Tashmë prej më shumë se 1 muaj pushim dhe në heshtje, në Korçë duket se kanë nisur të lëvizin “gurët” për sezonin e ri.

Kështu mësohet se drejtuesit kërkojnë të rikthejnë ish-sulmuesin e tyre. Bëhet fjalë për Gresild Likën, i cili ka mjaft eksperiencë mbi supe.

Sulmuesi në karrierën e tij ka provuar të luajë me disa ekipe, si Partizani, Dinamo, Bylis, Luftëtari dhe Korabi, teksa së fundmi ishte pjesë e Vorës. Aktualisht 27-vjeçari është pa kontratë dhe në kërkim të një ekipi për sezonin e ri.

Për të do të ishte një rikthim në Korçë, pasi para se të kalonte te Vora ishte pjesë e korçarëve. Tashmë palët me shumë gjasa do të ribashkohen sërish.

Lajme të tjera |  “M’u thaftë goja, por kam frikë se nuk bëhet më”! Mustafa Nano: Po e them për herë të parë, isha i dashuruar me Armando Brojën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us