Zhaklin Lekatari rrëfen momentin e frikshëm: Një burrë më sulmoi fizikisht në ‘Bllok’, më shpëtuan dy taksistë

Zhaklin Lekatari, ka folur për periudhën më të errët në jetën e saj, kur është përballur me gjuhë urrejtjeje dhe dhunë.

Ajo tregoi një rast kur është sulmuar fizikisht nga një burrë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ndërsa theksoi se sulmet më të mëdha i ka marrë pas “Big Brother VIP 2”, ku ishte në rolin e opinionistes.

Për 4-5 muaj kam ndenjur pothuajse e izoluar, nuk kam dalë. Ishte shumë e vështirë të kisha një jetë publike dhe urrejtja nuk ishte më virtuale, por u kthye në sulme të vërteta fizike, që më cenuan mendërisht e fizikisht. Cenuan edhe familjen time.

Isha në Bllok, një burrë me ndiqte dhe më ofendonte nga pas dhe më sulmoi. Unë vrapova për t’i shpëtuar sulmit, dy taksistë e panë, ndërhynë dhe më shpëtuan.

Nuk e denoncova, thjesht u mundova të shpëtoja veten dhe të ikja në shtëpi. Ka qenë periudha post Big Brother”, tha Lekatari në emisionin “Goca dhe Gra” në TCH

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 4 korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us