“Zhaku” dhe Elena Kocaqi hapin parti: Do bëjmë revolucion në zgjedhje!

Çdo gjë është e mundur në Shqipëri! Tani që na ndajnë shumë pak muaj nga zgjedhjet parlamentare, është krijuar një parti e re. Bëhet fjalë për partinë “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, e cila është themeluar nga Inida Gjata, e njohur me emrin e artit “Zhaku” dhe historiania Elena Kocaqi. Më shumë detaje për projektin e saj ka dhënë vetë Gjata, në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Studio Live’. Edhe pse nga Gjermania, ku jeton prej vitesh me partnerin e saj, Irida “shpalosi” planin e partisë së saj, por gjithashtu sulmoi partitë e vjetra. Ndër të tjera ajo u shpreh e sigurt se partia e re do të bëjë revolucion dhe do të ketë një fitore të sigurt në zgjedhje. Duke qenë e qartë në qëllimet e saj, ka vendosur edhe rikthimin e saj në Shqipëri për t’ju dedikuar politikës me kohë të plotë.

“Mjafton të shohësh si vijojnë me të njëjtën retorik dhe se si shahen me njëri –tjetrin këta të opozitës, janë të degraduar si Berisha, Meta. E gjithë kjo klasë politike e kalbur ka shkatërruar shpresat dhe besimin tek shqiptarët dhe tek ata të diasporës. E kanë trajtuar vendin si ta kenë të trashëguar nga babai. Ne do të fitojmë në mënyrë spektakolare. Këta e kanë lakun në fyt, sepse janë shkatërrimtar, kriminelë, kanë shkatërruar çdo gjë. Shih njerëzit që kanë ata përreth, janë njerëz pa ide. Ne do të bëjmë revolucion. Ne se kemi betejën me partitë e vogla, ata kanë rrugëtimin e tyre nuk do kenë ne do të zgjedhim hallet e popullit. Ne e kemi filluar mbledhjen e firmave, që kur vendosëm që ta bëjmë bashkë këtë, na u bashkuan shumë personalitete, Elena kishte kohë që e kishte nisur mbledhjen e firmave dhe njerëzit prisnin që të vinte momenti i duhur. Firmat i kemi mbledhur, por duam që të kemi mbi numrin e kërkuar dhe jemi duke kontaktuar me aktivist dhe me njerëz që duan të na mbështesin dhe me shqiptar që janë gati që të vijnë që të votojnë. Po do të rikthehem. Ne jemi duke u organizuar në një mënyrë tepër efektive, ka shumë fryte ky organizim dhe do të kthehemi me intelektual dhe njerëz që e duan vendin. Unë vet këtë dua që të realizojë këtë projekt”, tha ajo.

Lajme të tjera |  Rama bleu votat për Tabakun? Berisha: Kush akuzon, të nxjerrë prova

Por kush është “Zhaku”?

"Zhaku" dhe Elena Kocaqi hapin parti: Do bëjmë revolucion

INIDA GJATA

“Kisha nevojë të shihja veten time pa Kristjanin. Nisa një master, u mora me veten time. Kisha një shtëpi me kopësht dhe u kujdesa për të e pija kafen aty. Ne takoheshim njëherë në disa muaj, flisnim por më rralë. Kishim kontakt, kishte momente që mesa duket fillonin plagët e vjetra. Kishte gjëra që mes nesh duheshin sqaruar. Ne kemi 11 vite bashkë, dhe kemi një histori shumë të bukur bashkë. Nuk e krahasoj dot asnjë mashkull me Kristjanin. Derisa kur u diksutua përfundimisht divorci kuptuam se ajo që ndodhte mes nesh ishte si të të hiqnin një pjesë nga shpirti dhe se nuk mundeshim dot. Na iku truri, na iku petulla Bieta. Ishte Kristjani që mori avionin,”– tregonte Zhaku disa vite më parë në një intervistë.

Me Dakar, ajo në fillim qëndroi e lidhur në Shqipëri dhe pastaj u vendosën si çift në Gjermani. Ata ishin edhe bashkëpunëtorë, duke realizuar produksione muzikore si kënga “E paparaparë”, e publikuar në vitin 2012. Më herët, ajo kishte publikuar edhe vetë një këngë, “Censura”, e sipas titullit, sigurisht që teksti ka disa terma “+18”.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 21 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

PJESË NGA TEKSTI: 

Oj ti censura,
te shkelqen fytyra,
te pellcet lekura
te kullon yndyra,
mut,
po te kullon pike pike ne sy

Oj ti censura,
zere se ste zura,
zere se sta futa,
zere se ste q**a,
fli, gerhit se bukur gerhet ti.

Oj ti censura,
me k***a me burra,
me kepuc llustrafine,
me gjak kokaine,
llum,
shume llum i ke zagaret e tu.

Oj ti censura, te kam zhvirgjeruar,
te kam c’censuruar,
te kam p*****uar,
cke
vec une te q*,
vec mu me ke

Ndërsa “kolegia” e saj në parti, Elena Kocaqi është një historiane, studiuese, profesore, autore, pedagoge, botuese dhe shkrimtare shqiptare. Nën emrin e saj, ajo ka publikuar disa botime me në qendër shqiptarët ndër shekuj. Duke qenë se gjen histori shqiptare në çdo element të antikitetit, Kocaqi ka zemëruar jo pak herë fqinjët grekë e sllavë, që sipas saj…kanë origjinë shqiptare.

“Sllavët kanë mbiemra shqiptarë edhe grekët kanë mbiemra shqiptarë. Ne kemi shkuar në kisha sllave dhe duhet të kishim ne mbiemra sllavë. Nëse Turqia do të ishte afër…do të bënte të gjitha përpjekjet që të impononte gjuhën e vet. Nuk them se nuk do kishte Shqipëri, varet nga rezistenca jonë. Ne rezistuam për 5 shekuj përmes gjuhën,”-ka qenë një nga deklaratat e saj më të bujshme që u përcoll edhe në mediat e rajonit.

"Zhaku" dhe Elena Kocaqi hapin parti: Do bëjmë revolucion

ELENA KOCAQI

Por nëse për “Zhakun” kjo është përfshirja e parë në politikë, Kocaqi ka tentuar edhe më parë që të bëhet pjesë e botës së “xhaketave dhe kostumeve”. Në prill të vitit 2022, Elena ishte e bindur se 70-80% e shqiptarëve e donin që ta kishin presidente. Por rrethanat çuan që këtë post ta merrte Bajram Begaj. Kështu, në këto kushte, ajo ka vendosur të garojë vetë dhe të provojë veten nëse të njëjtët shqiptarë e duan edhe si deputete

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us