Zhduket e mitura në Tiranë, babai bën denoncim në polici

Një vajzë 15-vjeçare nga Tirana ka humbur kontaktet me familjen dhe është larguar nga banesa.

Babai i të miturës ka bërë denoncim në polici për humbjen e vajzës së tij.

Blutë po punojnë për gjetjen e saj.

“Shtetasi A. Gj, 42 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lajme të tjera |  “Mbështesim investimin e huaj në Zvërnec, është tokë private”, Berisha: Hipokritët derdhin lot krokodili!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us