Pikërisht sot, kur Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO, mbledhur në Sesionin e 46-të të tij në New Delhi të Indi, do të trajtonte çështjet edhe për qendrat e Trashëgimisë Botërore shqiptare, Butrintin dhe Berat-Gjirokastrën, në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, i ka kërkuar sqarime Blendi Gonxhes, ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për zonat e mbrojtura, pasi kjo ministri deri tani nuk ka treguar asnjë vullnet për të zbatuar rekomandimet e UNESCO-s.
Në një interpelancë me ministrin Gonxhe, Zhupa tha se politikat e ndjekura nga qeveria Rama po bëjnë që zona të mbrojtura nga UNESCO të shpallen si zona në rrezik.
Pse nuk shfrytëzoni të gjithë kapacitetet intelektuale, akademike të arkeologëve historianëve shqiptarë, nuk pyesni për asgjë, por merrni të huaj, koncesionarë, merrni njerëz pa eksperiencë, ndërsa vetë raporti i UNESCO-s thotë se bordi i drejtorëve nuk ia kishin idenë Butrintit, raportin që ju, ministria juaj, e fshehët nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë?!
Zoti Gonxhe, a e quani ju zbatim të rekomandimeve të UNESCO-s, kur me lejet dhe me propozimet e Mirela Kumbaros e më pas të Elva Margaritit, sot kjo është gjendja e zonës tampon, zonës së mbrojtur në Butrint?! Kjo është “pika e vogël” e Mirela Kumbaros për të cilën flitet në Raportin e UNESCO-s.
Ju keni punuar që këtë zonë ta vinit në mbrojtje, por puna juaj është hedhur poshtë nga kjo zonja që keni poshtë vetes, Mirela Kumbaro dhe ju sot si ministër i Kulturës, do të vazhdoni këtë model, që e injoron UNESCO-n, që ndërton në zonat e mbrojtura dhe fragmentarizon Butrintin apo do t’i ktheheni Blendi Gonxhes, ish-Shef Kabineti i ministrit të Kulturës Edi Rama?! .- e pyeti Zhupa, ministrin Gonxhe, që natyrisht nuk pranoi asnjë nga faktet e paraqitura nga deputetja e PD-së.
Zhupa: Kjo është ‘pika e vogël’ e Mirela Kumbaros për të cilën flitet në raportin e UNESCO-s!