Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me rikonstruksionet që po bëhen në ish-burgun famëkeq të Spaçit. Zhupa ka kërkuar një seancë dëgjimore urgjente me me përfaqësues të MEKI, të IKTK, të shoqata të ish përndjekurve, të organizatave dhe fondacioneve me fokus në këtë çështje.
Reagimi i plotë:
Kam ndjekur me shqetësim veprimtarinë ndërtimore në burgun e Spaçit, me punime që fshijnë gjurmët e kohës, duke rrezikuar rëndë vlerat autentike të objektit. Këto ndërhyrje bien ndesh me dëshmitë e gjalla të ish-të burgosurve politikë në këtë burg dhe të dhënat arkivore të kohës. Si kryetare e komision përgjegjës për trashëgiminë kulturore, për edukimin, duke parë edhe mos reagimin e institucioneve kam vendosur të kërkoj në mënyrë të menjëhershme pezullimin e punimeve dhe seancë dëgjimore në komision me ministrin Blendi Gonxhe, drejtoreshën e IKTK, përfaqësues të shoqatave të ish përndjekurve, të organizatave dhe fondacioneve me fokus në këtë cështje. Askush nuk mund të retushoj, zbukuroj, apo tjetërsoj historinë! Historia mësohet dhe trasmetohet për u përsëritur më, nuk zbukurohet për propagandë.
Rikonstruksionet kanë shkaktuar shqetësime, ku edhe aktivistët kanë ngritur akuza. Një prej tyre aktivisti Arnen Sula thotë se e gjitha po bëhet për të xhiruar një film. Ai bën thirrje që ndërtimet dhe rikonstruksioni që po kryehet në ambientet e ish-burgut, të ndalen menjëherë.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nisur një projekt me vlerë 4.2 mln euro për rikonstruksionin e ish-burgut të Spaçit. Kjo godinë është përdorur si burg i sgurisë së lartë që u përdor për të internuarit politik gjatë regjimit diktatorial, i cili u hap më 1968 dhe funksionoi deri në ’88, ku pati mbi 1000 të burgosur politikë. Disa prej tyre, 49, janë ende gjallë për të dëshmuar tmerrin dhe mizoritë që kanë përjetuar në ambientet e burgut gjatë regjimit komunist