ZI në familjen e ish-ministres SOCIALISTE, Milena Harito humb të atin!

Milena Harito, një ndër ministret e kabinetit të qeverisë Rama 1, njofton se ka ndërruar jetë babai i saj. Mes dhimbjes për ikjen e tij dhe kujtimeve të bukura që la pas gjatë gjithë jetës, ajo shkruan se Fatos Harito ndërroi jetë i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur.

“Të dashur shokë e miq, sot u nda nga jeta babai im Fatos Harito i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur. Pati një jetë të gjatë dhe e jetoi i gëzuar e i rrethuar nga shumë njerëz që i donte dhe e donin.

Në alpinizëm ku edhe u njohën e u lidhën me Tatjanën, në plazhin e Golemit asokohe i shkretë ku shkonim me motorrin e tij të dashur Vespa, në ekipin e futbollit të mjekëve të QSUT ku çdo të premte luanin si të fandaksur, e më pas me mbesën e parë Annën dhe dy  nipat Gregun dhe Enean.

Plot e plot momente të cilat Toto siç e thërrisnin nipërit dinte gjithnjë ti bënte të gëzuara. Prehu në paqe Toto i dashur”, shkruan zemërthyer ish-ministrja Milena Harito.

Ceremonia mortore për Fatos Hariton do të zhvillohet nesër tek Funeral Alba pranë Medresesë, në ora 12:30, ndërsa vizitat familja i pret ditën e premte tek Alba ora 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00.

Lajme të tjera |  Kandidatët preferencialë/ Orlando Rakipi kalon me vota deputetin “veteran” të PS! Blendi Gonxhja renditet i pari në listën e hapur të socialistëve

Fatos Harito ka shërbyer për shumë dekada si mjek dhe ka qenë një nga ekspertët e mjekësisë ligjore që ka parë nga afër trupin e ish-kryeministrit të vetëvrarë, siç është deklaruar, Mehmet Shehu.

Bashkë me shefin e mjekësisë ligjore, Bashkim Çuberin, Fatos Harito kreu ekspertimin e kufomës së ish-kryeministrit në vilën te ish-Blloku.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us