Një lajm i trishtë ka prekur trajnerin e Sassuolos, Fabio Grosson. Ish-mbrojtësi kampion bote me Italinë, ka humbur babain ditën e sotme, i cili është ndarë nga jeta përfundimisht.
Orët e fundit është bërë i ditur lajmi dhe nga mediat italiane për lamtumirën e Felice Antonio.
“Familja Squinzi, Presidenti Carlo Rossi, CEO Giovanni Carnevali, stafi, ekipi dhe gjithë Sassuolo mblidhen rreth Fabio Grosso dhe familjes së tij dhe shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për vdekjen e babait të tij Felice Antonio.”, shkruan klubi emilian duke i shprehur ngushëllimet ish-futbollistit.