Zjarr në katin e 8-të të një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Kati i 8-të i një pallati në rrugën “Reshit Petrela” në Tiranë është përfshirë nga flakët. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërsa po merren masa për evakuimin e banorëve.

Policia bën me dije se zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të izoluar flakët. Deri më tani nuk ka informacione nga se u shkaktua zjarri.

“Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton Policia.

Lajme të tjera |  Myslim Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us