Zjarr në një pallat te Pazari i Ri, banorët japin alarmin: Po asfiksohemi!

Një pallat raportohet se është përfshirë nga flakët pak çaste më parë në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një pallat në rrugën Manol Konomi, në dalje të rrugës kryesore Hoxha Tahsim.

Sakaq, banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikëseve, duke thënë se situata është serioze dhe rrezikojnë të asfiksohen.

Paraprakisht nuk ka informacione për persona të lënduar, apo përmasat dhe rrezikshmërinë e zjarrit.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us