Zjarr në rapartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, reagon policia: Ka vetëm dëme materiale

Gjatë mbrëmjes së sotme (13 janar), reparti i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, u përfshi nga flakët, por për të mirë nuk pati dëme në njerëz.

Në lidhje me ngjarjen ka reauar edhe policia, e cila njofton se dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa zjarri është shuar totalisht.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër në katin e dytë, në repartin e kirurgjisë, ka rëne zjarr në një nga dhomat, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lajme të tjera |  Të shtëna me armë në Kavajë, fqinji qëllon drejt çiftit të bashkëshortëve, plagosen të dy! (EMRAT)

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us