Zjarri i shkrumboi banesën, familja Marku pa çati mbi kokë: Kemi ngel të dalim me plastmas

LEZHË- Familja Marku prej 5 anëtarësh ka mbetur në qiell të hapur pasi banesa e tyre u shkrumbua nga flakët në Blinisht të Lezhës. Mësohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike e cila shkrumboi gjithçka që ndodhej në banesë.

Djali i familjes Marku rrezikoi jetën në tentativë për të shuar flakët me mjete rrethanore por nuk ia doli dhe iu desh të largohej nga banesa për të lajmëruar të tjerët për zjarrin. Kryefamiljari, Land Marku bëri apel për ndihmë pasi nuk kanë një vend ku të strehohen ndërsa temperatuarat kanë rënë ndjeshëm.

Zjarri është regjistruar rreth orës 8 të mëngjesit të kësaj të diele dhe ishte djali i familjes Marku që njoftoi të tjerët të dilnin nga banesa pasi konstatoi flakët. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka dëme në njerëz vetëm dëme materiale.

Lajme të tjera |  REPLIKAT- Farage ndryshon shifrat: 1 në 3 emigrantë në burg, do vij në Shqipëri! Rama: Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us