Zjarri në Bulqizë aktiv prej 15 ditësh, flakët kërcënojnë banorët

Zjarri në malin Valikardhës në Bulqizë vazhdon të jetë aktiv prej 15 ditësh. Pavarësisht ndërhyrjeve të zjarrfikësve dhe ushtrisë nuk është bërë e mundur izolimi i kësaj vatre.

Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, i cili tashmë ka marrë përmasa kërcënuese për banorët.

Deri më tani, flakët kanë dëmtuar 50 ha pyje ahu dhe pishë e zezë. Bëhet me dije se ka patur dhe ndërhyrje me helikopter nga ajri për ta fikur, por nuk kanë mundur ta fikin.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Mirë ta gjejë këtë popull, se vetë e votuan Edi Ramën. Ç’kanë që ankohen tani, të ulin kokë e të rrinë urtë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us