Zëvendës presidenti grek i Komisionit Europian Margaritis Schinas ka reaguar ashpër pas vendimit të gjykatës në Shqipëri për shtyrjen e seancës gjyqësore për Fredi Belerin.
“As edhe një kapitull i vetëm i anëtarësimit nuk do të hapet me Shqipërinë, nëse çështja Beleri nuk zgjidhet”, thekdeklaroi Schinas, gjatë takimeve në selinë e Komisionit Europian.
Ai tha se “deri tani, Greqia ka dërguar 74 veto për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
“Miqtë tanë në Shqipëri, mendoj, e nënvlerësojnë dimensionin evropian të kësaj çështjeje”, deklaroi ai.
Duke komentuar vendimin për shtyrjen në 11 dhjetor të gjykimit të kërkesës së Fredi Belerit për lirim nga burgu, ai deklaroi se ky “nuk është as një zhvillim i mirë dhe as i keq. Zhvillimi i keq do të ishte një refuzim i lirimit. Shqipëria është ngatërruar shumë keq me këtë çështje dhe nuk do të zgjidhet nëse nuk e zgjidh”, përfundoi ai.