Zv.trajneri i Kombëtares, Zabaleta: Shpresoj të shkojmë në Botëror

Pablo Zabaleta në një intervistë Coaches Voice ku foli për atë që ka mësuar nga trajnerët e tij dhe përvoja që po kalon tani në stol preku edhe përvojën në kombëtaren shqiptare.

Zëvendëstrajneri i Shqipërisë, tha se pas kualifikimit në Euro 2024 synimi është pjesëmarrja për herë të parë në një kampionat Botëror

“Puna që bëmë u reflektua në atë kualifikim historik për Shqipërinë si e para në grup. Pastaj përfaqësimi në një grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, nga ekipet më të mira që ishin aty. Megjithatë ishim një skuadër konkurruese. Tani të shpresojmë që ta çojmë Shqipërinë për herë të parë në një Botëror. Nuk është e lehtë por besojmë në punën tonë dhe sëbashku ta përsërisim”, tha ai.

Lajme të tjera |  Interi i falet Asllanit, zikaltërit i afrohen Napolit në luftën për titull

Shqipëria është në një grup të vështirë në kualifikueset e Botërorit 2026 ku ndodhet Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra ku pas 2 ndeshjeve të para ka 3 pikë. Në qershor do të jenë takimet e radhës ndaj përfaqësues serbe në shtëpi dhe asaj letoneze në transfertë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us