Qeveria zvicerane do të presë një konferencë dy-ditore të nivelit të lartë në qershor, me qëllim arritjen e paqes në Ukrainë. Megjithëse Rusia e ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në iniciativë, raporton Reuters.
Zvicra tha në janar se do të presë një samit paqeje me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe që atëherë ka zhvilluar bisedime me BE-në, vendet anëtare të G7 dhe vende si Kina dhe India për të marrë mbështetjen e tyre.
Konferenca do të mbahet më 15-16 qershor në resortin Bürgenstock në kantonin Nidwalden jashtë qytetit të Lucernit. Samiti do të synojë të krijojë një kornizë të favorshme për një paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Ukrainë, si dhe “një udhërrëfyes konkret për pjesëmarrjen e Rusisë në procesin e paqes”.