ZYRTARE/ 25 milionë euro, Inter prezanton futbollistin brazilian

Luis Henrique është futbollisti më i ri Inter. Anësori brazilian ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Marseille në Francë, për të nisur një të re në Serie A italiane.

Henrique ka firmosur me klubin zikaltër një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2030. Ndërkohë që Inter ka paguar te Marseille, 25 milionë euro për të siguruar shërbimet e anësorit të krahut të djathtë.

Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, 23-vjeçari bëri mjaft mirë. Në 35 ndeshje që mori pjesë, Luis Henrique ia doli që të shënonte 9 gola dhe të asistonte në 10 të tjerë.

Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ Reagimi i Manajt pasi humbi mundësinë e artë përballë Serbisë në "Air Albania", e përqafon Laçi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us