ZYRTARE/ 3 shqiptarë dhe 3 brazilianë, Bylis dhurata për Egbon

Bylis është një nga ekipet më aktive në këtë merkato verore. Së fundmi, ballshiotët kanë zyrtarizuar afrimin e plot 6 lojtarë, 3 prej të cilëve janë shqiptarë dhe 3 të tjerë brazilianë.

Wendel Neri Da Conceicao është lojtari i parë me origjinë nga brazili i cili luan si mesfushor, mbrojtës i majtë dhe sulmues. Ndërkohë dy brazilianët e tjerë janë, Walison Martins De Souza dhe Bruno Nascimento De Souza.

Përsa i përket lojtarëve shqiptarë, ato janë ish-portieri i Erzenit, Klevis Hasanbelli, mesfushori i Lushnjës, Henru Sulovari dhe mbrojtësi i lushnjarëve, Paolo Kasmollari.

Njoftimi i Bylisit:

ZYRTARE!

FK BYLIS njofton zyrtarizimin dhe prezantimin e gjashtë lojtarëve:

Wendel Neri Da Conceicao, 26 vjeç, i cili luan si mesfushor qendre, mbrojtës i majtë dhe winger, më parë është aktivizuar në shtetin e tij, Brazil.

Walison Martins De Souza, 26 vjeç luan në pozicionin e wingerit dhe krahas shtetit të tij Brazil është aktivizuar edhe në Greqi me skuadrat e Kallamatës dhe Panargiakos.

Bruno Nascimento De Souza, 24 vjeç luan si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë. ku më parë ka luajtur në Brazil dhe në Portugali.

Klevis Hasanbelli, portieri 26-vjeçar që në Superiore është aktivizuar me Egnatian dhe Erzenin.

Mesfushori i qendrës Henri Sulovari, 21-vjeçari që sezonin e shkuar ishte titullarë në ekipin e Lushnjës.

Mbrojtësi 24-vjeçar Paolo Kasmollari, mbrojtës i djathtë që sezionin e shkuar e mbylli me skuadrën e Lushnjës.

Lajme të tjera |  Mungon vetëm zyrtarizimi, Igli Tare mbush arkat e Milanit me transferimin e holandezit te Manchester City

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us