ZYRTARE/ 60 milionë euro, Chelsea transferon talentin e Bundesligës

Jamie Bynoe-Gittens është futbollisti më i ri i Chelsea. Anësori i krahut të majtë vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Borussia Dortmund, për t’u rikthyer te “Blutë e Londrës” në Premier League.

Gittens ka firmosur me Chelsea-n një kontratë 7-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2032. Ndërkohë që klubi londinez ka shpenzuar plot 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e anglezit.

Ky është një rikthim për 20-vjeçarin te Chelsea, pasi në vitin 2012 ka qenë pjesë e ekipit të moshave. Ndërkohë që, Gittens ka luajtur edhe për Readin dhe ekipin e moshave të Manchester City-t.

ZYRTARE/ 60 milionë euro, Chelsea transferon talentin e Bundesligës

Lajme të tjera |  4 milionë euro, presidenti i Sivasspor “trondit” Rey Manajn

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us