Lecce siguroi qëndrimin në Serie A për sezonin e ardhshëm pas fitores ndaj Lazios mbrëmjen e djeshme. Ylber Ramadani dhe Medon Berisha do të luajnë edhe sezonin tjetër në elitën e futbollit të Italisë.
Një lajm i mirë qëndrimi në Serie A është edhe për trajnerin Marco Gaiampaolo. Tekniku 57-vjeçar tashmë ka marrë rinovimin automatik të kontratës së tij me klubin e Lecces.
Megjithaë, ai do të duhet të takohet me klubin për të zyrtarizuar gjithçka, siç raporton “Corriere dello Sport”. Skuadra e Lecces e mbylli këtë sezon të Serie A në vendin e 17-të të klasifikimit.