ZYRTARE/ Alen Sherri largohet nga Cagliari, portieri i kombëtares firmos me klubin tjetër italian

Alen Sherri ka ndryshuar ekip ditën e sotme. Portieri i Kombëtares italiane është larguar nga Cagliari, por jo nga Italia pasi ka firmosur me një ekip shumë të njohur në Serie B.

Sherri është lojtari më i ri i Frosinones. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale ku i urohet mirëseardhja ish-portierit të Egnatias.

Portieri i kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e Frosinones deri në fundin e sezonit tjetër si i huazuar me të drejtë blerjeje. Sherri zhvilloi sezonin e kaluar vetëm 8 ndeshje me Cagliarin.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Parisi “shkërmoq” yjet e Realit, francezët fitojnë thellë kundër “mbretërve” pa kurorë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us