ZYRTARE/ Alen Sherri merr lajmin e papritur para Kombëtares, portieri rinovon kontratën me Cagliarin

Alen Sherri ka marrë një lajm të papritur në prag të ndeshjeve të Kombëtares shqiptare. Portieri i talentuar Velizar-Iliya Iliev ka rinovuar kontratën me ekipin A të Cagliarit, duke u larguar nga akademia.

Iliev ka rinovuar me ekipin e Serie A deri në vitin 2028. Ky rinovim nuk është aspak një lajm i mirë për Alen Sherrin, i cili në rolin e portierit të dytë, tashmë do të ketë një rival më tepër.

ZYRTARE/ Alen Sherri merr lajmin e papritur para Kombëtares, portieri

Velizar-Iliya Iliev

Përsa i përket Iliev, portieri 19-vjeçar nga Bullgaria e ka nisur karrierën në vendlindje me Levskin. Ndërkohë që me Cagliarin ka luajtur me ekipin U17 dhe atë U19.

Lajme të tjera |  Atletico Madrid “zbarkon” te Barcelona, kërkon yllin e katalanasve për të përforcuar ekipin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us