Elmando Gjini do të jetë futbollisti më i ri i Vllaznisë. 2-vjeçari rikthehet kështu në Superiore vetëm pas sezoni.
Ballkani dhe Vllaznia kanë arritru marrëveshjen mes tyre. Gjini do të mbajë veshur fanellën e shkodranëve, teksa në Shkodër do të luauë i huazuar.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Ballkanit, ndërsa i uron suksese 22-vjeçarit në aventurën e re. Kujtojmë se Gjini në të kaluarën në Superiore ka mbajtur veshur fanellën e Teutës.
“Të dashur tifozë,
Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me klubin KF Vllaznia për huazimin e futbollistit tonë Elmando Gjini.
Lojtari do të luajë në formë huazimi për një periudhë njëvjeçare tek klubi shkodran, gjatë sezonit 2025/26.
I urojmë Elmando Gjinit shumë suksese dhe zhvillim të mëtejshëm në karrierën e tij gjatë kësaj aventure!”, ka shkruar klubi.