ZYRTARE/ Arsenali “blindon” skuadrën, “Topçinjtë” paguajnë 65 milionë euro për mesfushorin

Arsenal ka bërë një goditje të madhe në tregun e transferimeve ditën e sotme. Martin Zubimendi është lojtari më i ri që i është bashkuar “Topçinjve” duke përforcuar mesfushën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arsenali nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet spanjolli. Klubi londinez ka paguar 65 milionë euro për Zubimendin, të cilat shkuan në arkat e Real Sociedadit.

Ende nuk është bërë e ditur se për sa vite e ka firmosur kontratën mesfushori 26-vjeçar. Martin Zubimendi është bërë blerja e katërt më e shtrenjtë në historinë  e klubit londinez.

Lajme të tjera |  U dëmtua rëndë mbrëmjen e djeshme, Jamal Musiala do të mungojë pjesën e parë të sezonit të ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us