Atletico Madridi ka përforcuar repartin ofensiv me një transferim nga skuadra e Villarrealit. Bëhet fjalë për Alex Baenën që është transferuar te “Los Colchoneros” e Madridit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra që drejton Simeone përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. Nga shitja e anësorit spanjoll, klubi i Villarrealit ka përfituar 45 milionë euro.
Alex Baena ditën e sotme ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Atletico Madridin deri në vitin 2030. Sezonin e kaluar në La Liga në 32 paraqitje, spanjolli shënoi 7 gola dhe asistoi 10 herë.