ZYRTARE/ Barcelona nuk ndalet, “kopsit” kontratën e re me Pau Cubarsin

Barcelona ka “blinduar” një tjetër futbollist në këtë periudhë. Katalanasit kanë firmosur kontratën e re me Pau Cubarsin.

Palët do të vazhdojnë të bashkëpunojnë mes tyre, teksa rinovimi i kontratës është bërë deri në qershor të 2029. Një kontratë afatgjatë mes tyre, në mënyrë që mbrojtësi të vazhdojë të jetë pjesë e barçës.

Paraqitjet e tij me skuadrën kanë qenë fantastike, me drejtuesit që në këtë mënyrë i besojnë të ardhmen e ekipit. Kujtojmë se 17-vjeçari debutoi me Barçën vitin e kaluar, kur katalanasit drejtoheshin nga Xavi Hernandez, ndërsa tashmë vazhdon të jetë pjesë kyçe në formacionin e hansi Flick.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Largohen edhe 3 futbollistë të tjerë, Tirana nuk kursen falënderimet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us