ZYRTARE/ Bashkëpunimi mbyllet mes falenderimeve, klubi i Kategorisë së Dytë mbetet pa trajner

Anxhelo Suta nuk do të jetë më trajner i Shkumbinit. Klubi peqinas dhe tekniku kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin mes tyre, me Sutën që nuk do të jetë trajner i tyre përgjatë sezonit aktual.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 39 vjeçari me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Suta ka njoftuar largimin e tij nga Shkumbini, teksa nuk mungojnë falenderimet.

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Shkumbinit. Falenderoj shefin e klubit, Lorenc Nuka për bashkëpunimin dhe KF Shkumbinin i uroj suksese”, shkruan Suta në “Facebook”.

Lajme të tjera |  I përfundoi kontrata, FSHF reagon për largimin e trajnerit të kuqezinjve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us