Gledi Mici është futbollisti më i ri i ekipit të Strugës. Mbrojtësi ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Tiranën në Superiore, për të nisur një të re në elitën e futbollit maqedonas.
Tek ekipi i Strugës, Mici bashkohet kështu me ish-trajnerin e tij te Tirana, Bledi Shkëmbi. Ky i fundit pas largimit, i ka “rrëmbyer” bardhebluve edhe liderin e repartit difensiv.
“Mirë se vjen në Struga Trim & Lum Gledi Mici”, shkruan klubi shqiptar në rrjetet sociale, duke ia uruar kështu mirëseardhjen mbrojtësit 34-vjeçar.