Klubi i Superligës së Kosovës, SC Gjilani ka mbetur pa drejtor sportiv. Vetëm 6 javë nga fundi i kampionatit të Kosovës, drejtori sportive i Gjilanit, Ertan Demiri ka dhënë dorëheqjen në mënyrë të papritur.
Ai mori këtë rol te klubi shqiptar në korrik të vitit 2024. Kontrata e tij do të përfundonte në qershor të vitit 2027, por ai njoftoi ditën e sotme dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Demiri me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Njoftimi i Ertan Demirit:
Dorëheqje morale!
Të nderuar miq dhe dashamirë të futbollit, në veçanti e nderuara kryesi e klubit SC Gjilani, tifozë, përkrahës dhe mbështetës të klubit. Pas një viti angazhim në postin e drejtorit sportiv – kur përjetuam shumë momente gëzimi, por edhe sfida në ndërtimin dhe hapërimin e klubit drejt përmbushjes së synimeve tona – për shkak të rezultateve të fundit kam vendosur të jap dorëheqje. Këtë ia kam kumtuar edhe kryetarit të klubit, z. Fatlum Pirevës në takimin e mbrëmshëm.
Mbi të gjitha e falënderoj Zotin e pastaj presidencën e klubit për mbështetjen dhe bashkëpunimin në drejtimin e këtij klubi të madh me tifozeri të jashtëzakonshme.
Ndaj bindjen se me këtë kryetar dhe me këtë tifozëri, SC Gjilani ka para vetes një të ardhme të artë!
Njashtu besoj se puna ime do të japë frytet në të ardhmen dhe do të ngelë një shtyllë shtesë drejt suksesit të klubit.